Goditi me shpulla dhe përplasi në karrige nxënësen 13-vjeçare, e pëson mësuesi shqiptar

Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj një mësuesi në një shkollë fillore në Komunën e Vitisë. Ky i fundit kishte keqtrajtuar, frikësuar dhe fyer rëndë dinjitetin e një 13-vjeçare.

Sipas aktakuzës, i pandehuri me inicialet H.R, në 1 Nëntor 2021, në një shkollë fillore në komunën e Vitisë, ka keqpërdorur detyrën dhe autorizimet e tij,

ashtu që derisa ishte duke ushtruar detyrën e mësimdhënësit ka keqtrajtuar, frikësuar dhe fyer rëndë dinjitetin e të dëmtuarës, nxënëses të moshës 13 vjeçe,

në atë mënyrë që fillimisht i bërtet me ton të lartë, ia përplas çantën për banke, pastaj e sulmon duke e goditur me shuplaka në fytyrë dhe kur e dëmtuara dëshiron të largohet nga klasa, i njëjti e ndalon duke e shtyrë me duar dhe e përplasë në karrige.

“Me këto veprime, i pandehuri H.R., ka kryer veprën e sipërshënuar penale”, thuhet në njoftim.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME