Shumica e të rinjve shqiptarë emigrantë gjejnë një grua në vendlindje dhe shpesh mbajnë marrëdhënie në distancë,
të detyruar nga vështirësitë burokratike të bashkimit familjar dhe liria e kufizuar e lëvizjes së qytetarëve shqiptarë në zonën Shengen.
Rrjedhimisht, virgjëria e vajzave, ndonëse shoqërisht fillon të konsiderohet një detaj i vjetëruar nga koha, është rikthyer të jetë sinonim i besnikërisë dhe besimit të mundshëm te partneri, si dhe një ogur i mirë për lidhjen e vështirë në distancë.
Një kërkesë dhe një përgjigje ironike
Pas sondazheve u konstatua se numri i meshkujve që kërkojnë virgjërinë si kusht për t’u martuar me një vajzë është i ulët.
Përqindja e evropianëve që duan një grua të virgjër është fare e parëndësishme, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për meshkujt shqiptarë.
Virgjëria vazhdon të jetë një nga parakushtet për martesën e femrave shqiptare, veçanërisht nga emigrantët.
Ndërkohë, numri i nuseve të virgjëra është në rënie në të gjithë botën. Në vitin 1970, 21 për qind e grave ishin të virgjëra para martesës dhe 43 për qind kishin vetëm një partner, sot këto shifra kanë ndryshuar krejtësisht.
Mesa duket shqiptarët janë të vetmit që janë ende në kërkim të virgjëreshave. Kthimi në virgjëri është një fenomen që ka shpërthyer në 20 vitet e fundit. Në Shqipëri, gjithnjë e më shumë femra po i nënshtrohen një operacioni për të rikuperuar virgjërinë në funksion të martesës.