Lulzim Basha ka treguar sot se Sali Berisha i ka thënë që “para vetes së tij nuk e vendos Partinë Demokratike”.
Basha tha se pas shpalljes non-grata nga SHBA të Berishës, ai u mundua të tregohej racional, duke i thënë të fokusohen te problemi dhe “të shohim se çfarë mund të bëjmë”.
Por sipas Bashës, Berisha i është përgjigjur prerë duke i thënë “para vetes nuk vë as PD dhe as demokratët”.



