Mediat në Greqi kanë publikuar pamje të marra nga oborri i fabrikës ku humbi jetën tragjikisht një vajzë e vogël tetë vjeçare.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një fabrikë në Keratsini në portën metalike të së cilës mbeti Olga e vogël që nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.
Porta prej metali peshon gjysmë toni dhe vajza po qëndronte përpara saj ndërsa ajo mbyllej automatikisht. Pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë në objekt tregojnë momentin tragjik kur vajza mbet e zënë nga dera si dhe njerëzit që vijnë më pas pa e kuptuar se çfarë kishte ndodhur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 17 nëntor, Olga e vogël luftoi për ajër për 20 minuta po askush nuk ndodhej aty për t’i ardhur në ndihmë. Ndërsa transmetoheshin pamjet, moderatorja e Star Tv, Mara Zaharea nuk mundi t’i mbante lotët.
Siç raportojnë mediat në vend, disa punonjës e panë vajzën që kishte ngecur tek dera, por askush nuk e mori mundimin t’i jepte ndihmë. Një prej tyre madje e lëvizte me këmbë ndërsa mbante i drejtonte një elektrik dore.