Një person ka mbetur i vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një autobus me nxënës është sulmuar me breshëri plumbash në Kosovë.
Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gllogjan të Deçanit.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi ka konfirmuar për Express se ka të shtëna ndaj një autobusi me nxënës.
“Dyshohet se ka te shtena ne drejtim te nje autobusi me nxenes, prokurorja kujdestare eshte nisur ne drejtim te vendit te ngjarjes,”- ka thënë ai.