Pronari i një furre që ndodhet në qendër të Vranjës në Serbi, ka denoncuar në polici një tentativë të çuditshme për grabitje.
Sipas tij, një person i paidentifikuar me ar më ka shkuar në furrë, i është afruar pronarit dhe i ka thënë: “Më jep dy byrekë, unë jam pjesëtar i sigurimit të shtetit dhe paratë do t’i jap nesër”.
Siç ka thënë ai më tej, i dyshuari i identifikuar më vonë ka lënë 100 dinarë në banak dhe ka thënë se nesër do t’i sjell edhe 140 të tjera.
Pronari i furrës tha se i gjithë rasti nuk ka përfunduar me dy byrekë, pasi i njëjti burrë është paraqitur në furrë tre orë pas mesnate dhe i ka kërkuar që t’i jepte një bukë të ftohtë sepse ka një qen në shtëpi.
Madje ai ofroi të tregonte letërnjoftimin e tij zyrtar, të cilën bukëpjekësi e refuzoi.
Siç doli më vonë, ai ishte një “zyrtar i rremë” kishte me vete një ar më plastike dhe ishte nën efektin e alko olit.