Një incident ka ndodhur në shown televiziv “It’s my love” në Kosovë, ku dy nga konkurrentet janë rrahur me njëra tjetrën.

Ina dhe Albana, të cilat edhe ishin të ulura afërt njëra tjetrës, për një moment filluan ta sulmojnë njëra-tjetrën gjatë emisionit.

E gjithë kjo ndodhi pasi një debati ku Albana kërkonte nga Ina që të mos flasë më, derisa kjo e fundit e revoltuar e përfundoi bisedën duke filluar sulmin fizik ndaj konkurrentes.“Mshele”, dëgjohet duke thënë Albana. “Kujt po i thu mshele?”, pyet Ina.

“Kujna je t’u i thanë mshele?”, vazhdoi Ina. “PO MSHELE THASH”, i është përgjigjur me piskamë Albana. Ina e sulmon fizikisht Albanën, për arsye jo edhe aq të qarta. Vajzat kanë shkuar në kētë program pēr t’u njohur me një mashkull çka mesa duket ka nxitur konfliktin.

Nuk është hera e parë që në këtë emision ka skena të tilla mes femrave, apo në raste të tjera mes meshkujve që mesa duket janë të aftë të bëjnë gjithçka për pak famë. Edhe pse komentet për këto emisione dhe skena janë negative, por ama janë shumë të ndjekura dhe numërojnë miliona klikime.

I njëjti emision në Shqipëri, por paksa më ndryshe “Përputhen”, po ashtu ka dhuruar shpesh skena të ngjashme mes konkurrentëve. Ndoshta do ishte mirë që këto lloj emisionesh mos të jepeshin fare në TV, ose nëse jepen, të kenë rregulla të qarta, duke nisur nga komunikimi dhe deri te sjellja në studio.

Për aq kohë sa njerëzit i shajnë këto emisone dhe pjesëmarrësit në to, por i ndjekin thuajse çdo ditë në TV dhe i ndjekin në rrjetet e tyre sociale, e sigurt që skena të tilla do shohim sërish në ditët në vijim. Janë formate për dashurinë, por vetëm dashuri nuk gjen në to.