Jul Deda kapet mat! S’ia shqit sytë Berishës, i lexon të gjitha mesazhet në telefon (video )

Ish-kryeministri Sali Berisha po “spiunohet”! Teksa në stadiumin “Air Albania” po mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, Berisha është ulur në stadium për të pritur radhën për të folur.

Por mbi kokë ka aktorin e humorit Julian Deda.Teksa Berisha në një moment nxjerr telefonin nga xhepi dhe lexon disa mesazhe, aktori nuk e lufton dot zakonin dhe i hedh një sy mesazheve që shkëmben lideri historik i PD-së. Epo çështje kurioziteti! Por ç’të ketë parë ballë?

Në Kuvendin e PD të thirrur sot nga ish-kryeministri Sali Berisha, me pjesëmarrje masive, kryetari i Komisionit Belind Këlliçi deklaroi se anëtarët me votim të fshehtë kanë votuar pro shkarkimit të kryetarit të PD, Lulzim Basha për thyerje të rënda të statutit. Kryetari i ri i PD zgjidhet më 22 Mars 2022.

“Në mbështetje të nenin 43, gërma C të statutit të PD, me propozimin e një grupi prej 7 deputetësh të PD dhe 15% të delegatëve, Kuvendi Kombëtar vendosi, të votojë me votim të fshehtë për shkarkimin e kryetarit Lulzim Basha, për thyerje të rënda të statutit…”, tha ndër të tjera Këlliçi.

Ndër të tjera Kuvendi i Berishës ka anuluar Kuvendin e thirrur nga Basha më 18 dhjetor e gjithashtu ka miratuar shkarkimin e Gazment Bardhit si Sekretar i Përgjithshëm, si edhe tre nënkryetarëve: Grida Duma, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj për arsye se nuk ishin zgjedhur sipas statutit të partisë.

Komisioni i Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha ka miratuar 29 emrat e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të PD-së që do të drejtojë partinë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. Në listë është vetë Berisha dhe më besnikët që kanë mbështetur lëvizjen e tij kundër Lulzim Bashës.

Ky komision do ta drejtojë PD-në deri në 22 Mars të vitit të ardhshëm ku do të ketë një Kuvend Kombëtar të ri ku parashikohet zgjedhje e strukturave të reja nga baza në qendër dhe kryetarit të ri sipas parimit një anëtar një votë.

Ndërkohë që më 18 Dhjetor ky vendim i dalë nga Kuvendi i sotëm do të hidhet në referendum në çdo degë të Partisë Demokratike.

Ndërkohë që pak metra më tej, Kuvendi i PD, i thirrur nga Berisha vendoste për shkarkimin e tre nënkryetarëve dhe Sekretarit të Përgjithshëm, kryetari i PD-së Lulzim Basha mbajti një fjalim të gjatë në seli duke theksuar se dera e partisë është e hapur për të gjithë.

Basha tha se do të donte që kjo ditëlindje e PD-së të ishte ndryshe, por sipas tij, nuk mundej që të ndalonte individët që të përdornin anëtarësinë e partisë për qëllime personale.

https://youtu.be/g5IGdJA8nQ

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME