Përmbytjet e disa zonave për shkak të daljes së lumenjve nnga shtrati kanë detyruar ministren e Arsimit, Evis Kushin, që të mbyllë disa shkolla deri në përmirësimin e situatës.
Ministrja ka njoftuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se qarqet më problematike janë Fieri dhe Vlora, ndaj është vendosur që të mos zhvillohet mësimi deri në përmirësimin e situatës në këto shkolla:
Gjimnazi “Hajredin Beqari”, Selenicë
Shkolla 9-vjeçare “Todi Koceli”, Selenicë
Shkolla vartëse e arsimit fillor “Sile Hoxha”, Rromës
Shkolla 9-vjeçare “Sabri Pelivani”, Karbunarë
Shkolla 9- vjeçare vartëse “Thoma Sema”, fshati Ferras.
Njoftimi i plotë:
Të dashur nxënës, mësues dhe prindër,
Po ndjekim me kujdes situatën e krijuar në Qarkun e Vlorës dhe atë të Fierit nga reshjet e dendura të ditëve të fundit, të cilat kanë shkaktuar daljen nga shtrati të lumenjve dhe përmbytje në disa zona rreth tyre.
Zyrat vendore arsimore parauniversitare në bashkëpunim me shtabet përkatëse të emergjencave civile po ndjekin nga afër situatën e krijuar edhe në shkollat që ndodhen në këto zona.
Për të shmangur çdo lloj rreziku, Ministria e Arsimit dhe Sportit vendosi që mësimi të mos zhvillohet në shkollat e mëposhtme, deri në përmirësimin e situatës:
🔴 Gjimnazi “Hajredin Beqari”, Selenicë
🔴 Shkolla 9-vjeçare “Todi Koceli”, Selenicë
🔴 Shkolla vartëse e arsimit fillor “Sile Hoxha”, Rromës
🔴 Shkolla 9-vjeçare “Sabri Pelivani”, Karbunarë
🔴 Shkolla 9- vjeçare vartëse “Thoma Sema”, fshati Ferras.
Do t’ju lutesha që të bënit sa më shumë kujdes gjatë lëvizjeve tuaja deri në përmirësimin e situatës në zonat e përmbytura.