Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1836 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 138 qytetarë, në këto bashki:
51 në Tiranë, 18 në Fier, 12 në Berat, 8 në Mallakastër, 6 në Lushnje, nga 4 qytetarë në Skrapar, Gjirokastër, Durrës, nga 3 qytetarë në Kamëz, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, nga 2 qytetarë në Dimal, Vlorë, Lezhë, Tropojë, nga 1 qytetar në Mirditë, Krujë, Vorë, Dibër, Mat, Roskovec, Sarandë, Korçë, Kuçovë, Gramsh, Librazhd.
Janë 5349 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 147 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 6 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Vlora 55 vjeç, dy qytetarë nga Durrësi të moshave 65-67 vjeç, një qytetar nga Elbasani 67 vjeç, një qytetar nga Berati 70 vjeç, një qytetar nga Tirana 81 vjeç,
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 189 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 195,436 që nga fillimi i epidemisë.