Po të mos kishte internet, shumë prej nesh nuk do të dinim se çfarë njerëz të “guximshëm” ka në këtë botë.
Kësaj radhe një djalë i ri nga Rumania vendosi ta sfidojë “nënën natyrë”, duke tentuar që me veturë të kalojë përmes lumit me ujë të rrëmbyeshëm.
Por ky veprim i kushtoi paksa shtrenjtë. Siç shkruajnë përdoruesit e Reddit, ai deshi t’i lë përshtypje të mirë një vajze që shihet në video, por përfundoi me fytyrë të skuqur.
“Dëshiron të futesh në veturë”, pyeti vajzën, por përgjigja e saj ishte e menjëhershme: “jo, dua të shoh nëse mund të kalosh”.
Ai mbylli dritaren e veturës Audi dhe me të u nis drejt ujit të rrëmbyeshëm, por llogaritë nuk i kishte bërë mirë.
Uji filloi ta merr me vete – duke bërë që vetura të përplaset në urën e vogël të metaltë që shfrytëzohej nga banorët.