Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për të shpërndarë bonusin e përhershëm në festat e fundvitit.
Këtë herë, personat me aftësi të kufizuar të dhe familjet që marrin ndihmë ekonomike do të marrin një bonus prej 30 mijë lekësh të vjetra.
Ndërsa për pensionistët nuk kishte ndonjë komunikatë të shtuar, kështu që mbetet në fuqi bonusi i përvitshëm prej 50 mijë lekësh të vjetra.
Lajmi u bë me dije sot në Komisionin e Ligjeve nga Drejtoresha e Përgjithshme e Buxhetit në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Mimoza Dhëmbi.
Ajo theksoi po ashtu se nuk ka ende një vendim për administratën, nëse do të marrin shpërblim këtë fundvit.
“Përveç bonusit prej 5 mijë lekësh për pensionistet, këtë vit do te jepet bonus prej 3 mije lekesh për familjet me ndihme ekonomike dhe për familjet që kanë persona me paaftësi. Deri më tani nuk ka vendim për shpërblim për administratën”, tha ajo.