Qeveria miraton risinë për qejflinjtë e timonit: Për herë të parë targa me emër në Shqipëri, por me pagesë ekstra!

Drejtoria e Rrugëve sjell një risi për qejflinjtë e timonit në Shqipëri. Për herë të parë në vendin tonë do të ketë targa mjetesh të personalizuara, deri me 7 karaktere që mund të jenë numra ose gërma.

Ky ndryshim është miratuar nga Qeveria në kuadër të ndryshimeve në Kodin Rrugor dhe do aplikohet nga viti 2022. Drejtori i DPSHTRR Blendi Gonxhja njofton dhe disa ndryshime të tjera që lidhen me targat, si aplikimi për herë të parë i targës amerikane, ose i targës katrore, si më poshtë:

– Për herë të parë do të kemi edhe targë me dimensione më të vogla, për përpara, për automjetet që kanë kufizim hapësire! Targa e re e vogël do të ketë dimensionet 360 x 100 mm (si në foto)! Shërbimi do të jetë me tarifë ekstra!

– Për herë të parë do të kemi edhe targë të personalizuar, deri me 7 karaktere (numra ose gërma) e cila për herë të parë do të jetë edhe e transferueshme nga mjeti në mjet (mbartja do të vlejë edhe për targat me përzgjedhje)! Ky shërbim do të jetë me tarifa ekstra!

– Për herë të parë do të kemi edhe format targe amerikane, për automjetet që nuk kanë hapësirën e duhur për formatin standard, zakonisht për targën e pasme, me përmasa 305 x 153 mm, kundrejt tarifës ekstra!

– Për herë të parë targat e motoçikletave do të jenë në formatin e ri 177 x 177 mm për t’u përshtatur me hapësirën standard të prodhuesit për motomjetet! Tarifat e njëjta me sot!

– Shpejtohet kompletimi i flotës shqiptare të mjeteve rrugore me targën standard të modelit aktual. Çdo mjet rrugor i pajisur me targa para datës 01.03.2010 (me targa modeli i vjetër), që paraqitet pranë zyrave të DPSHTRR për të marrë një shërbim që lidhet me mjetin, duhet të ndryshojë targat e mjetit rrugor në targa të modelit të ri)!

Të gjitha risitë vlejnë për të gjitha kategoritë e mjeteve rrugore civile!

Në vijim, me botimin e ndryshimeve në Fletoren Zyrtare, DPSHTRR – MIE do të procedojnë me aktet rregullatore, caktimin e tarifave, dhe kryerjen e investimeve dhe zhvillimeve informatike përkatëse që do të mundësojnë zbatimin e këtyre risive!

Të ardhurat ekstra nga këto shërbime do të shkojnë për modernizimin e DPSHTRR si edhe për projekte e programe speciale mbi kulturën automotive e Green, sektorin Retro, Automotoparkun e parë shqiptar dhe për aktivitete edukative mbi Sigurinë Rrugore!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME