Kryeministri Edi Rama “kërcënoi” të gjithë nxënësit e shkollave të cilët nëse do të mungojnë, raportimi do tu shkojë prindërve në telefon.
“Për pak kohë të gjithë mungesat në shkollë prindërit do t’i marrin në telefon. Menjëherë në telefon do e marrin lajmin për mungesën apo për mungesat,
kur të vijë çuni nga shkolla sepse gocat nuk mungojnë, e kur t’i bëhet pyetja si shkoi sot mësimi do e ketë të pamundur që të thotë shkoi mirë shumë”, tha Rama.