Mbështetësit e Berishës para selisë, Basha nxjerr persona të veshur me të zeza në tarracë

Dhjetëra mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha janë mbledhur në oborrin e selisë së Partisë Demokratike,

në pritje të liderit historik që do të zhvillojë një konferenc për shtyp pas disa minutash, sapo të dalin rezultatet e votimit në Referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Ndërkohë, në një video të publikuar nga Syri Tv, shihet se në tarracën e Partisë Demokratike janë vendosur disa njerëz të veshur me rroba të zeza, që sipas kësaj media janë mbështetësit e Bashës.

Nuk dihet qëllimi i vendosjes së tyre në tarracë, por shpresojmë të mos ketë përplasje fizike mes mbështetësve të Berishës dhe Bashës, ndërkohë që në seli kanë mbërritur edhe forcat e policisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME