Nje dite me pare Fatmir Bashli kritikoi ashper humoristet e Shkodres.
Ai i akuzoi ata qe cdo vit sjellin te njejtet skece, akuzoi institucionin perkates si edhe vete aktotet e kryesisht ata qe mbajne edhe titullin si “Mjeshter i madh” se nuk lejojne brezin e ri te ece perpara ne rrugen e humorit shkodran.
Nderkohe ka qene aktorja Drande Xhaj (Mjeshtre e madhe) ajo qe ka reagur me ane te nje statusi ne FB e cila replikon Bashlin ku nder te tjera e quan ate vete si edhe bashkepunetorin e ti si nje zero. Per me teper lexoni postimin e Drane Xhaj.
Ne pergjigje te nje statusi te shkruar nga nje fare Fatmir Bashli. Si mundet ky njeri te hedhe balte mbi 5 Mjeshtra te medhej, titull i akorduar nga kater presidente te nderuar te vendit tone. Si mund te fyje e te baltose ky person 5 artiste, te cilet kane 270 vite pune ne skene se bashku,qe me talentin e tyre kane fituar admirimin dhe duartrokitjet e artedashesve mrenda e jashte kufive te Shqipnise.
Nuk ka te drejte morale ky njeri te luaje me emocionet e artisteve, per dijeni per ty qe nuk e din Zef Deda ka tre goditje ishemie si rrezultat i emocioneve te skenes, apo Besnik Cinari tete unaza ne zemer po ashtu nga kto emocione qe vec nje artist qe i perjeton e din.
Ndersa per aktivizimin e talenteve te reja e kane dhe do ta kene deren e hapur nga institucioni i tatrit Migjeni. Me mbeshtetjen dhe dashamiresine tone dhe nen drejtimin e Ismet Drishtit ata shkelqyen ne premieren e fundit si te barabarte me ne, na kerkojme zevendsus e jo denigrus si puna jote.
Nikolin, Fritz, Aleksandri, Klodiana, Lusi Ketlin e Eneida do te jene e ardhmja e humorit Shkodran. Zero ndikim shkakton ti para vleresimit qe kane miliona Shqiptar per ne,e ti i shqetson me statusin tand te pa vlere.
Ti je nje zero e ta shumezosh me cfaredo shifre apo numri mbetesh zero ti dhe bashkautori jot. Ti kushdo mund te jeshe vec shkodrane nuk je.
Kjo përgjigje: Ne nderim dhe rrespekt të te gjithë artedashsve tane nga Zyliha Miloti, Zef Deda, Besnik Cinari, Drande Xhaj e Mond Halili