“Thuaje në shqip”, gazetari ‘ngacmon’ Vuçiçin në konferencën me Ramën, si u përgjigj presidenti serb? (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në “Pallatin e Brigadave”, presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoan Zaev.

Takimi u zhvillua në kuadër të “Ballkanit të Hapur”, për të nënshkruar edhe 5 marrëveshje në kuadër të kësaj nisme.

Në orën 13:00 u mbajt edhe një koferencë e gjatë për media, ku në një moment presidenti serb Aleksandër Vuçiç u zu ngushtë.

Një gazetar nga Maqedonia e Veriut e ka pyetur në anglisht atë, si të gjithën folësit e tjerë që po pyesin në anglisht, për integrimin e tre vendeve në BE.

Para se të përgjigjej, Vuçiç e pyeti gazetarin sesi donte t’i përgjigjej, në serbisht apo në anglisht. Duke qenë se nuk përmendi gjuhën maqedonëse, gazetari nuk ia përtoi presidentit serb duke kërkuar të përgjigjen e tij ta jepte në shqip. “Shqip! Pırgjigju në shqip.”

Të pranishmit nisën të qeshin, ndërsa Vuçiç mbeti një moment i hutuar. “Për fat të keq nuk e flas dot shqipen. Do më duhet ta mësoj”, tha presidenti i Serbisë. Kjo përdor për batutë dhe nga kryeministri Rama.

“Ndoshta Aleksandri do të mësojë shqip, por unë para se të mësoj serbisht dua të mësoj gjermanisht”, tha Rama, siç duket edhe në videon e siguruar nga Balkanweb.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME