Një alarm është ngritur në Aeroportin e Rinasit.
Avioni i linjës Tiranë-Pisa është rikthyer në pistë vetëm pak minuta pas nisjes. Shkak është bërë xhupi i një pasagjeri që mbante aromë trëndelinë.
Kjo ka ngritur alarmin te stjuardesat dhe stafi i avionit për prani të lëndës narkotike.
Avioni është detyruar të rikthehet në vendnisje pak momente pasi ishte nisur dhe po behej gati të ngrihej në fluturim.
Por pasi është kontrolluar pasagjeri dhe është verifikuar aroma e xhupit të tij avioni është nisur përsëri.
Kjo ka shkaktuar vonesë me gati dy orë nga destinacioni për në Pisa.