Kryeministri Rama me anë të një videoje në Tik Tok ka ironizuar situatën që po ndodh në PD.
“Grata NonGrata” shkruan ai krahas videos nga filmi vizatimor “Tomi dhe Jerry”, ku njëri ka çelësat e selisë e tjetri kërkon t’ia marrë.
Kryeministri Rama ka reaguar edhe më herët lidhur me betejën brenda PD-së, duke ju përgjigjur akuzave të zotit Berisha se kishte çuar forca të RENEA-s dhe Garës në tarracën e selisë së PD-së.
Rama është shprehur se nuk ka lidhje me kacafytjen e dy k.u.fomave politike, as ai dhe as policia e shtetit.