Në Shqipëri dhe gjithë rajonin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm,
me alternime mes vranësirave dhe intervaleve të gjata kohore me diell. Temperaturat pritet të shënojnë ulje për shkak të rrymimeve ajrore nga veriu.
Edhe ditëve të ardhshme na pret mot kryesisht i qetë dhe shumë i ftohtë veçanërisht gjatës natës dhe mëngjesit. Gjatë ditës priten alternime mes intervaleve të gjata kohore me diell dhe vranësirave lokale. Temperaturat ditore pritet të luhaten nga 0 deri në 4 gradë Celsius.
Në Shqipëri (mesdhetare) pak më ngrohtë. Gjatë netëve dhe mëngjeseve priten minuse nga -5 (nëpër ultësira)deri në -15 gradë Celsius në disa vise malore, madje në malet e Malit të Zi mund të jetë edhe më ftohtë.
Nga e enjtja zbutje graduale e acarit, ndërsa nga e premtja rritje të ndjeshme të temperaturave. Në Shqipëri, në fundjavë priten reshje lokale shiu të cilat vende-vende do të vijnë duke u intensifikuar gradualisht./MeteoBallkan