Ben Blushi rezulton të jetë gazetari më i paguar në Shqipëri sipas databazës së të dhënave që ka rrjedhur prej disa orësh në publik. Ai ka një pagë bruto prej 24,7 milionë lekë të vjetra.
Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet në lidhje me publikimin e listës së Tatimeve ku pasqyrohen të dhëna mjaft sensitive për qytetarët, siç janë numri i identifikimit si edhe paga bruto.
Lista, një dokument në formatin “excel” është duke qarkulluar në “Whats App” masivisht edhe përbën një shkelje flagrante të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë.