Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot shqetësimit të qytetarëve në lidhje me skandalin e publikimit të të dhënave të pagave.
Ndër të tjera, Rama është pyetur nga qytetarët nëse do të ketë arrestime në radhët e ministrave dhe deputetëve për fshehje të pasurisë.
Kreu i qeverisë, shprehet prerazi se as qeveria, as partia e as media nuk mund të fusin askënd në burg, këtë gjë e bën vetëm drejtësia.
“Pergjegjesit duhet t’i gjeje drejtesia dhe t’i ndeshkoje sipas ligjit. Uroj qe prokuroria te zbardhe sa me shpejt rrjedhen e ngjarjes dhe autoret e krimit.
Pagat shume te larta jane te deklaruara e taksohen sipas ligjit me 23% por problemi madhor eshte pjesa e padeklaruar e te ardhurave te shume kompanive, perfshire edhe pagat e uleta fiktive qe kompensohen me leke ne dore.
Jane bere permiresime te ndjeshme ne keto vite, po ka ende shume lufte per te bere dhe prandaj do vijojme me masa te reja anti-evazion. Ministrat dhe deputetet bejne deklarime pasurie te pervitshme, per te cilat mbajne pergjegjesi penale nese gjenden ne fshehje pasurie.
Mua personalisht per shembull me ka ndodhur te ndeshem me lajme te rreme per blerje makinash te shtrenjta apo per shpenzime 700 mije euro ne vit per avion! Marrezira! Ndeshkimet me burg ne sistemin qe kemi zgjedhur tash 30 vjet nuk i jep as qeveria, as partia, as media, as interneti, po vetem drejtesia. Te uroj Gezuar Vitin e Ri dhe shendet familjarisht”, shkruan Rama.