“Duhet hetim urgjent” Klodian Lala ngre alarmin, tregon rrezikun që i kanoset shqiptarëve

Një nga skandalet më të mëdha që u shënua në vitin që po lëmë pas është dhe ai i publikimit të pagave të mbi 600 mijë shtetasve shqiptarë.

Ndërkohë për gazetaren Klodiana Lala kjo temë ekspozon qytetarët ndaj botës së krimit.

Ajo u shpreh në programin “Të Paekspozuarit”, se shqiptarët me këtë mund të jenë target për grupet kriminale, të cilat natyrshëm mund të shantazhojnë shumicën prej nesh.

“Çfarë ndodh, këtu kemi një problem shumë të madh, e para janë dhunuar në mënyrë të tmerrshme të dhënat personale, e dyta, që është shumë e rëndë dhe duhet hetuar, po të shikosh, ke skandale të tjera të cilat shihen brenda atyre listave të pagesave, ke psh, aty drejtorë tv të cilët paguhen me shifra të frikshme, kjo është një indice për të nisur hetimin për pastrim parsh,

janë dhjetëra kompani që janë më humbje nga njëra anë dhe i shmangen taksave, dhe nga ana tjetër paguajnë paga milionëshe, ke kompani të tjera p.sh., që paguan një drejtues, me gjithë respektin që kam për kopshtarin ose pastruesin, me pagën e pastruesve, pra, nga njëra anë ke pastrim parash, nga ana tjetër ke indicie për të hetuar për fshehje të ardhurave dhe evazion fiskal.

Kush është tjetra më e rëndë, është publikuar e gjithë databaza e pagave, grupet kriminale e kanë shumë të lehtë për ta ditur qe psh Ylli Rakipi merr x pagë, nesër mund të venë në target, për të shantazhuar dhe për ta gjobitur. Ne jemi të rrezikuar nga grupet kriminale, ku e di nesër se me publikimin e këtyre të dhënave, nuk marrin ata kredi në emrin tonë, për ti përdorur për dokumente false, etj. dhe papritur mund ta shohim vetën të përfshirë në një histori që një zot e di se kur do ti dali fundi.”, tha ajo.

Sipas gazetares Lala, ky skandal e ka shkundur shtetin dhe duhet të nisen urgjent hetimet.

“Pra, kjo histori duhet hetuar, së pari është një histori që kërkon dorëheqje deri në nivele të larta, por që s’ka për të ndodhur se këtu institucioni i dorëheqjes ka vdekur me kohë, dhe nga ana tjetër do të duhej ti jepet fund rrjedhjes së të dhënave të tjera sepse nuk ka ngelur më asgjë tjetër pa dalur.”, tha Lala.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME