Një deputete shqiptare nga Kosova është rrezikuar mbrëmjen e djeshme nga një plumb qorr.
Lajmin e ka bërë me dije vetë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi përmes një postimi në Twitter.
Krasniqi shkruan se plumbi qorr ka depërtuar përmes dritares dhe është qëlluar vetëm 25 centimetra larg saj.
Krahas postimit deputetja ka vendosur edhe foton ku duket xhami me shenjën e plumbit qorr.