Edhe sot në Shqipëri dhe Kosovë po mbanë mot mjaft i ngrohtë për këtë periudhë kohore me temperatura pothuajse pranverore dhe me rreze të shumta diellore, por një fronti i fuqishëm i ftohtë ajror është duke ardhur shumë gradualisht nga veriperëndimi dhe veriu i Kontinentit.
Në këto çaste fronti është diku në Slloveni duke kushtëzuar etje reshje shiu të cilat pritet të shndërrohen në reshje të dendura bore. Fronti do të rrugëtojë gradualisht në drejtim të juglindjes dhe në Kosovë pritet të vijë shumë më i dobësuar gjatë pasdites së nesërme, megjithatë do të kushtëzojë reshje shiu fillimisht dhe reshje lokale bore me uljen e temperaturave.
Sot apo sonte reshje të dendura bore priten në Austri dhe Slloveni, ndërsa me udhëtimin e frontit reshje të dendura bore priten edhe në shumë pjesë të Kroacisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës. Në anën tjetër në territoret tona temperaturat vetëm rriten më shumë me afrimin e frontit. Temperaturat ulen tek ne nesër pasdite ose në mbrëmje tek pas kalimit të frontit i shoqëruar me erëra veriore.
Pra edhe sot dhe nesër në territoret tona ngrohtë, ndërkohë që në disa vise fillojnë të shtohen vranësirat. Pasditen ose mbrëmjen e ditës së nesërme në tërë rajonin tonë na pret mot plotësisht i vranët dhe me reshje shiu në Shqipëri e reshje kalimtare bore në Kosovë.
Gjatë fundjavës na pret mot kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu e bore. Shi në Shqipëri dhe Maqedoni dhe gjasa më të mëdha për reshje bore ka Kosova, veriu i Malit të Zi si dhe normalisht viset kodrinore-malore të krejt rajonit./MeteoBallkan