Veç variantit Omicron, shkencëtarët në gjithë botën, janë alarmuar për “Flurona”,
që u gjurmua për here të parë në Izrael, dhe që është një kombinim i gripit dhe Covid-19. Ky variant ka mbërritur dhe në një shtet fqinj të Shqipërisë, në Maqedoninë e Veriut, ku janë identifikuar 3 rastet e para.
Por si paraqitet situata në vendin tonë?
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka marrë pjesë në mbledhjen e radhës të Komitetit Teknik të Ekspertëve, për të diskutuar mbi situatën e epidemisë në vend dhe vlerësimin e masave anticovid.
Ajo thekson se doza e tretë përforcuese është pa dyshim domosdoshmëri, krahas të tjerave.
Postimi i plotë:
“Me ekspertët e Komitetit Teknik për të diskutuar për situatën e epidemisë në vend dhe vlerësimin e masave anticovid.
Është domosdoshmëri VAKSINIMI i të pavaksinuarve dhe aplikimi i DOZËS PËRFORCUESE,
për të shmangur format e rënda të sëmundjes dhe fatalitetet, në kushtet e përhapjes në vendin tonë të variantit Delta dhe Omicron.
Zbatimi rigoroz i masave në fuqi, mbajtja e maskës në të gjitha ambientet e brëndshme dhe kudo ku nuk ruhet distanca, shmangja e grumbullimeve dhe ruajtja e distancës si dhe higjiena ndihmojnë në kufizimin e përhapjes së virusit.
#VaksinatShpëtojnëJetë”



