Situata politike brenda kampit blu është tepër e tensionuar
dhe të gjithë janë gjithë sy e vesh se çfarë do të ndodhë ditën e nesërme në protestën që ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar që do të organizojë për largimin e Lulzim Bashës nga zyra në selinë e PD-së.
Mirëpo, ndërkohë që në selinë blu situata është tepër e tensionuar, kryeministri Rama ka qëndruar i tërhequr për këtë çështje duke thënë se janë punë të brendshme të partisë.
Pikërisht në lidhje me këtë qëndrim të Ramës, gazetarja Klodiana Lala ka ngritur një sërë pyetjesh retorike në rrjetet sociale, të cilat kanë ngjallur reagimin e qytetarëve.
“Edi Rama pse eshte bere kaq i urte? Ka informacion njeri?”, shkruan Lala duke ngjallur reagimet e komentuesve