Lulzim Basha i kishte marrë të gjitha masat gjatë ditës së sotme,
që karrigia e tij të qëndronte e paprekur, me dyert e godinës që ishin blinduar prej ditësh, edhe pse një fakt të tillë do ta mohonte live me zë dhe me figurë në një studio televizive.
Në godinën e PD-së, dera u hap vetëm për grupe të rinjsh, që më pas shërbyen edhe për hedhjen e gazit ndaj mbështetësve të Berishës, si dhe për të goditur me sende të forta, këdo që tentonte të hynte në seli.
Më poshtë ka një galeri me foto nga ajo që ndodhi gjatë ditës së sotme, përfshirë dhe deputetët që dalin nga godina me sy të skuqur.
Persona me maska hodhën gaz lotsjellës pa kursim nga selia e PS-së, ndërkohë që disa prej protestuesve u panë të gjakosur, dhe u transportuan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Vetë Basha nuk ka bërë asnjë reagim derimë tani, ndërkohë që godina e PD-së është kthyer në një skenë krimi, dhe u mbajt për minuta të tëra e rrethuar nga punonjës të policisë.