Regjistrohet përplasja e parë në selinë e PD.
Anëtari i kësaj force politike dhe njëherësh kandidat për deputet, Roland Bejko është sharë dhe dh unuar nga mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha që kanë nisur të grumbullohen në seli.
Bejko ka shkuar në seli për të marrë pjesë në mbledhjen e thirrur nga Lulzim Basha por është rrethuar nga protestuesit dhe është ofenduar me fjalët më banale. Gjatë gjithë kohës ai është rrethuar nga këta persona dhe në disa raste është qëlluar me çadra.
“Kjo që ka ndodhur tani, mua më ka ndodhur dhe në ’91 kur protestonim kundër Enver Hoxhës”, tha Bejko ndër të tjera. “O by***rë, o legen. Unë të q* nderin e familjes”, ishin disa nga sharjet që u hodhën në turmë ndaj Bejkos.