Pas bashkëbisedimit që zhvilloi në rrjetet sociale me demokratët ku komentoi situatën e tensionuar politike në kampin kundërshtar, kryeministri i vendit Edi Rama para se të shkojë në shtëpi është ndalur për të bërë pazar.
Rama përmes një fotoje të postuar në rrjetet sociale duket në një treg fruta perimesh duke blerë domate. “Kur i thua gruas po kthehem nga puna dhe të thotë mos hajde pa domate😅”, shkruan Rama.
Kujtojme se Kryeministri Edi Rama, këtë të dielë ka reaguar sërish në lidhje me situatën e krijuar një ditë më parë në selinë blu, ku mbështetësit e Berishës zhvilluan një protestë të dhunshme para godinës.
Gjatë protestës u dëmtuan dritaret dhe dyert e selisë, dhe për shkak të tensioneve kryetari aktual i partisë Demokratike kërkoi dhe mbështetjen e Policisë së Shtetit pasi u rrezikohej jeta atyre që ishin në godinë.
Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë me dije se mesditën e sotme do të zhvillojë një bashkëbisedim me demokratët në lidhje me këtë situatë të pazakontë të zhvilluar brenda kampit të tyre politik.
Ndërkohë një ditë më parë kryeministri i quajti Bashën dhe Berishën kufoma politike i bëri demokratëve një thirrje: “Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz”.