Kryeministri Edi Rama ndau dje me ndjekësit në rrjetet sociale një foto të tijën teksa bënte pazarin, para se të kthehej në shtëpi nga puna.
Reagimet ishin të shumta, ata që e mbështesnin Ramën për thjeshtësinë dhe të tjerët që bënin batuta dhe shumë të tjerë që i kujtonin se po kopjonte ish-kancelaren gjermane Angela Merkel.
“Kur i thua gruas po kthehem nga puna dhe të thotë mos hajde pa domate”, shkroi Rama mbi foto, e cila me thënë të drejtë mori shumë pëlqime.
Një prej personave që ka komentuar në foton e kryeministrit është dhe aktori i humorit Jul Deda, njëkohësisht dhe anëtar i strukturave të Partisë Demokratike.
Aktori i “Klanifornia”, Julian Deda “i sugjeron” kryeministrit Edi Rama që kastravecat t’i blejë andej nga SHQUP-i, vendi ku ndodhet selia e PD.
“Kastravecat mos i merr aty, i ke me te mire andej nga SHQUP-i. Ti i ke edhe me ulje..”, shkruan aktori, që nuk është hera e parë që komenton veprimet e Edi Ramës.