Piktor i sukseshëm po, kryeministër i sukseshëm po, tani improvizohet edhe si aktor komik i sukseshëm.
Ai ka bërë disa batuta gjatë ceremonisë së inaugurimit të banesave të ndërtuar në Laç, në prani të Erdoganit.
Ndërsa pak më herët tha se Erdogan nuk qesh kur del në Tv, sot me batutat e tij arriti t’i vidhte’ një buzëqeshje kur tha se “ishalla përkthyesi në turqisht ia çon fjalët siç duhet’.
“Kam frikë se përkthyesi nuk di si përkthen fjalët në turqisht, por duhet t’i besoj se unë turiqisht nuk di dhe jam në një moshë të thyer për ta mësuar”, tha Rama.
Është pak por e sigurt që po ti vihet mësimit të gjuhës turke, do ia dalë me sukses sepse kryeministri nuk gabon asnjë lëvizje (deri më sot).
Karizma e Ramës është vënë re edhe në mbledhje të tjera të rëndësishme me liderat botërorë. Ai ka bërë për të qeshur edhe ver gjermanen, Zonjën Merkel.