Ditën e djeshme, presidenti Ilir Meta ishte në qytetin e Korçës ku u shfaq në dëborë duke recituar. Videoja që publikoi në Facebook u përhap menjëherë në rrjete sociale duke u bërë virale.
Për këtë ka reaguar edhe aktori Agron Llakaj, i cili me ironi thotë se është i gatshëm të bëhet pjesë e konkursit të hapur nga presidenti.
“Behem pjese e konkursit te ri te fjales poetike te hapur nga Presidenti i Republikes Ilir Meta“Bie bora nga perjashta”, shkruan Llakaj. Pas kësaj, reciton një poezi dhe mbyll videon.
Ndërkohë kujtojmë se kryeministri Edi Rama i bëri një dhuratë të veçantë presidentit turk, Rexhep Taip Erdoganit gjatë vizitës së tij në Shqipëri. Një vepër artistike, që sikurse tha Rama e ka bërë me duart e veta.
Pikërisht këtë sekuencë që e bëri publike dje kryeministri Rama e ka ironizuar aktori i njohur i humorit shqiptar, Agron Llakaj.
Ai ka publikuar momentin kur Rama i jep dhuratën Erdoganit dhe e ka dubluar me një sekuencë nga filmi ‘Zonja nga Qyeti’, pikërisht momenti kur aktori që luan rolin e Koçit i tregon Ollgës punët e veta. “DUBLIM/ Dhurata e çmuar nga Rama per Erdogan…”, shkruan Llakaj.