Një ndër kandidatët e përmendur në listen e Komisionit të Rithemelimit për zgjedhjet e 6 Marsit është edhe Alfred Koçobashi

I cili ka reaguar perms një statusi në ‘Facebook ‘ për kandidaturën e tij në procesin e primareve për përzgjedhjen e më të mirit në drejtimin e bashkisë Shkodër .

Ja statusin i plotë i tij:

Bashkëqytetarë të nderuar, në pergjigje të sfidave të kohës, e ndjej detyrim qytetar angazhimin tim me procesin e primareve për përzgjedhjen e kandidaturës më të mirë për Drejtimin e Bashkisë Shkodër.

Falenderoj Komisionin e Rithemelimit për procesin transparent dhe gjithpërftshirës në këtë fazë, me bindjen që këto vlera dhe risi do i shërbejnë edhe ringritjes e besimit qytetar në vijim në proceset

e përzgjedhjeve të individëve të duhur për drejtimin e institucioneve publike nga ekspertë dhe njerez me rekorde të provuara në shërbim të së mirës së përbashkët. Ftoj demokratët e Shkodrës të votojnë nesër me përgjegjësi dhe masivitet për t’i sjellë këtij qyteti besim dhe entuziazëm në ripërtërirjen e vlerave më të mira qytetare shkodrane,

ku opinioni publik dhe konkurenca e vlerave janë vendimtare në çdo proces përzgjedhës nga qytetarët. I uroj suksese të gjithë kandidatëve dinjitozë të listës së paraqitur dhe fitoftë më i miri, për të vazhduar së bashku pastaj si një skuadër rreth liderit të zgjedhur demokratikisht në garën për Bashkinë e Shkodrës!