Komisioni i Rithemelimit të PD ka zgjedhur kandidatin për bashkinë e Shkodrës.
Në Shkodër, është votuar që kandidat të jetë Bardh Spahia, ku gjithsej mori 1,011 vota.
Në mbyllje të “Primareve” që u zhvilluan sot, demokratët në Shkodër votuan për Spahinë, i cili kishte përballë Astrit Bushatin, Irena Shestanin dhe Irma Koplikun.
Tashmë mbetet për t’u zyrtarizuar formula me të cilën Sali Berisha do të garojë në zgjedhjet e pjesshme, koalicion apo si i pavarur.
Sot u përcaktuan kandidatët edhe në Dibër, Rrogozhinë, Vorë dhe Durrës.




