Moderatorja Arbana Osmani rrëfeu mbrëmjen e djeshme një moment të vështirë gjatë transmetimit të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”.
E ftuar në “Ëndërrtjerrësit”, Osmani tregoi se historia e një çifti që duheshin, por ishin edhe kushërinj të largët, ka sjellë tensione në studio.
Sipas moderatores, kanë qenë familjarët e vajzës ata që janë futur në emision dhe kanë kërcënuar me vr**je palën tjetër. Tensionet kanë detyruar Arbana Osmanin që të telefononte policinë.
“Kjo ka qenë një histori kur këta të dy kanë qenë kushëri të largët dhe fisi i kësaj vajzës nuk pranonte lidhjen. Ai do t’i propozonte, erdhën të gjithë.
Thonin do të të v*im, erdhën aty, u përplasën. Njëra thoshte nuk dal nga studioja sepse më vrin, as të tjerët nuk dilnin. E mori unazën, e pranoi dhe sot janë bashkë,”- tha Osmani ndër të tjera.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, në puntatën e radhës të ‘Ëndërrtjerrësit’ moderatorja e njohur, Arbana Osmani ka treguar detaje mjaft të rëndësishme lidhur me karrierën e saj.
Gjatë vitit 1998 ajo kishte ‘trokitur’ në derën e ‘Top Albania Radio’ për një audicion si prezatuese, por Bojken Lako e kishte refuzuar pasi nuk kishin nevojë për një të tillë.
‘I rashë derën dhe në ato momente doli Bojken, e përshendeta dhe i thashë nëse dëshironte të më bënte një audicion pasi doja të punoja si prezantuese’- ka rrëfyer ajo.
Më pas, moderatorja ka treguar se gjatë gjithë karrierës së saj Bojken ka qenë udhërrëfyesi i saj dhe e ka ndihmuar shumë në projektet televizive.



