Nga Ketjola Gështenja
Në ditën botërore të Hixhabit, mbulesa që vendosin gratë dhe vajzat muslimane Star Plus sjell historinë e një vajze 25 vjeçare nga Shkodra e cila prej 9 vitesh ka vendosur të vesh këtë mbulesën që mbajnë vajzat dhe gratë e fesë Islame.
Kjo është Arsenida Rexhaj për të cilën Hixhabi nuk është thjeshtë një veshje por një formë për të treguar dashurinë ndaj Zotit.
25 vjeçarja tregon se ka tentativa paragjykimi por pa agravuar.
Mbajtja e Hixhabit nga vajzat dhe gratë e fesë islame në Shqipëri shpesh herë është kthyer në temë debati nëse duhet lejuar apo jo, debat për të cilin Komuniteti Musliman Shqiptar e cilëson si të pavend.



