Me rastin e 15-vjetorit të radiotelevizionit RTV Ora në emisionin “Ditë e Re”, Andi Tufa, pjesëtar i stafit të shërbimit zbulon se cili ka qenë klienti më arrogant dhe më i respektuar që ka shërbyer.

Tufa thotë se Sali Berisha ka qenë klienti më i respektuar, ndërsa klienti më arrogant, Edi Rama. Ndër të tjera Tufa thotë se klienti që i ka dhënë bakshishin më të lartë është Ylli Rakipi, i cili i ka lënë bakshish 100 mijë lekë.

“Klienti më i respektuar ka qenë Sali Berisha. Më arroganti, Edi Rama. Gjatë një darke teka po i afroja serviset ai më tha,

“shiko sa i kam duart, nuk më nevojiten.” Në vitin 2016 ose 2017 Ylli Rakipi më ka lënë bakshish 100 mijë lekë”, ka treguar ai.

Tu shërbesh personave publik dhe aq më tepër atyre që vijnë nga politika nuk është aspak e lehtë, pasi shumica e tyre s’kanë provuar kurrë të punojnë qoftë një ditë kamarier.

Ndaj shumë prej tyre sillen me përbuzje dhe një lloj fodullëku ndaj kamarierëve apo gjithë punojësve të tjerë të shërbimit.

“Ai hante me duar”, kamarieri i televizionit zbulon klientin më të mirë mes Ramës dhe Berishës si dhe atë që i la 100 mijë lekë bakshish