Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka qenë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në një intervistë ndryshe, ku ka folur për jetën e saj personale. Por, nuk ka mundur t’u shpëtoja as pyetjeve në lidhje me Covid-19. Ajo është pyetur se, nëse do të vaksinojë vajzën e saj që është adoleshente.
Manastirliu tha se do t’ia bëjë vaksinën sapo të fitojë imunitetin natyral pasi në dhjetor ishte e infektuar me Covid-19.
“Fëmijëve të mi, ashtu siç janë bërë vaksinat në bazë të kalendarit të vaksinimit dhe nënat nuk hezitojnë të bëjnë vaksinat fëmijëve të tyre, edhe ajo kundër Covid është vaksinë që duhet bërë. Unë kam dy vajza. Vajza e madhe sapo ka mbushur 16 vjeç në fund të dhjetorit dhe përkoi në një javë sapo kaloi dhe Covid.
Sapo të mbushen ditët nga fitimi i imunitetit natyral, nuk do të hezitoj që ta bëj. Ndërsa vajza tjetër është 12 vjec por deri tani sugjerohet se duhet ta bëjnë vaksinën +12 vetëm ata fëmijë që kanë probleme imunitare”, tha Manastirliu.