Einxhel e ka folur sërish për eksperiencën e saj gjatë bashkëpunimit me Donaldin dhe Romeon për "Binjakët show". Gjatë një bisede me Monikën ajo tha se i bënte të gjitha vetë dhe prandaj vonohej.

“Vonohesha se bëhesha gati vetë, lyhesha vetë, vishesha vetë, rrobat i gjeja vetë, këpucët i gjeja vetë, të gjitha i bëja vetë. Arsyeja që kam ikur është se kam dashur të bëjë më shumë, të vlerësohem më shumë. Kisha kreativitet shumë të lartë për t’u vlerësuar aq pak.

Nuk u ngarkova për ato fjalë, thjesht nuk e di kurrë kur do të gjejë ndonjë herë drejtësi për gjënë që dua të bëj, për punën, për ëndrrën që kam. Kjo është arsyeja edhe pse ika në Afrikë, doja të largohesha, nuk mundesha më.

Nuk më ka interesuar ndonjë herë fama, leku madh, thjesht kam dashur të kem lekët e mia, të punoj. Unë nuk e bëj dot një pune nëse nuk më bën të lumtur.”- rrëfeu ajo.

Kujtojmë se Donaldi pretendon se Einxhek vonohej dhe nuk ishte asnjëherë korrekte ndaj e hoqën nga puna.