Atmosfera në shtëpinë e Big Brother është krejtësisht e nderë dhe debati Einxhel-Donald ka krijuar përçarje të forta.Aktori po qëndron vetëm,ndërsa pjesa tjetët e shtëpisë janë së bashku.
E vetmja që i afrohet është Beniada.Kjo duket se ka sjellur bezdi për Ilirin dhe Einxhel që duan ta kundërvëjnë ndaj Donaldit.
Iliri: Pse flet ti, apo rri ti me të? Ai pati një debat të fortë me Einxhel. Beniada: Ku është problemi? Beniada: Mua s’më pëlqen kjo atmosferë e krijuar.
Jam natyrë e tillë dhe nuk dua të mërzis askënd, as të bëj lojë.Einxhel: Po pse duhet të bësh për dikë që nuk ta vlerëson idenë dhe mendimin?
Beniada: Atë e thua ti. Beniada: Unë nuk e bëj për Donaldin, e bëj për vete në radhë të parë. Jo për të. S’më pëlqen situata e krijuar.
Në nominim për herë të parë janë 4 banorë me peshë, Donaldi, Einxhel, Arjola dhe Beniada. Dy të fundit do të jenë pas kaq kohësh në nominim, ndryshe nga Donaldi dhe Einxhel.



