Einxhel Shkira dhe Donald Veshaj kane debatuar me njeri-tjetri për karrierën e secilit e bashkëpunimin mes tyre te “Binjaket”. Debat i thënçin se vetëm druri mungonte.
Ajo tha se nuk e kishin paguar. Pastaj tregoi edhe për RTV Ora që sipas saj nuk e kishte paguar. Televizioni doli me një deklaratë ku mohonte sa ishte thënë nga banorja e BBV.
Einxhel ka treguar histori të tjera në lidhje me situatën televizive dhe karrierën e saj në televizior. Ajo me Ilirin dhe Monikën ka treguar një histori pikante me Vera Grabocken dhe Alketa Vejsiun.
“Kisha vetem një vit në televizion. Vera dhe Alketa më thirrën për një projekt. Vetëm një vit kisha. “Bëra prova 2 javë me ta dhe më pas erdhi Bora. E kishin përzgjedhur, ishte më e njohur se unë në atë periudhë. “Unë kisha shkëputje nga tv. Ishte më e njohur dhe e morën”, tha Einxhel duke treguar sërish detaje nga jeta e saj.
As Einxhel nuk e mbajti dot figurën që u mundua të krijojë brenda shtëpisë së Big Brother. Që nga përplasja mediokre që pati me Donaldin, nuk ka bërë gjë tjetër veçse të përmendë emra institucionesh televizive dhe bashkëpunëtorësh të mundshëm të cilët nuk e kanë paguar sipas saj.
Nuk është edhe aq mençuri të përziesh emra dhe deklarata rrogash në një emision që shikon gjithë Shqiptaria. Dhe Einxhel e di s ai ndjekur është Big Brother sepse u fut më vonë. E kishte parë impaktin.
Por le të themi se ndoshta është normale kjo sjellje, pasi emisioni më i ndjekur i shqiptarëve në 2021 dhe 2022 tashmë ka hyrë në fazën e fundit. Duhen edhe dy javë për të shkuar në finale dhe banorët po përdorin çdo mjet që mendojnë se u jep pikë.



