Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e reja kundër virusit Covid-19.
Ora policore do të fillojë nga ora 00:00 deri në ora 05:00, ndërsa gastronomia do të punojë deri në orën 23:00.
Ndërsa, të gjithë ata që do të hyjnë në Kosovë duhet të dëshmojnë se kanë marrë dy doza të vaksinës.
Ata që kanë një dozë të vaksinës, duhet ta kenë edhe testin PCR. Po ashtu, maska pritet të hiqet në ambientet e jashtme dhe fitneset të hapen.