Saimir Tahiri u dënua me burg, reagon për herë të parë Rama

Në konferencën ku po fliste për pozicionimin dhe rolin e Shqipërisë në konfliktin Rusi-Ukrainë, kryeministri Edi Rama u pyet dhe për dënimin me 3.4 vite burg të Saimir Tahiri, ish-ministrin e Brendshëm të qeverisë së tij.

 

“Nuk komentoj vendimet e gjykatave”, tha Rama ndërsa theksoi se në konferencë ishin për një çështje më me rëndësi.

 

“Unë nuk komentoj vendimet e gjykatave. E kam ditur mirë çfarë kam bërë kur kam udhëhequr reformën në drejtësi. 100 herë të kthehesha mbrapsht, të njëjtën gjë do të bëja. Këtu jemi për një çështje me rëndësi dhe për çështje të tjera do flasin në vazhdim”, tha Rama.

 

https://fb.watch/a_7jQV49UI/

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME