Kryetari i Partisë Demokristiane ka bërë një sondazh të shkurtër në faqen e tij të Facebook ku ka pyetur qytetarët se për kë do votojnë në 6 Mars.
Ai ka hedhur tre alternativat e partive kryesore pjesëmarrëse në zgjedhje, ku PD e Lulzim Bashës e ka quajtur Shtëpia e Blinduar, ndërsa PS e Ramës e ka quajtur Shtëpia Publike.
Ndoka është regjistruar në KQZ në një koalicion me LSI të quajtur Shtëpia e Lirisë duke garuar nën kandidatët e prezatuar nga Komisioni i Rithemelimit, ish deputetët demokratë të ish-kryeministrit Sali Berisha.




