Balina Bodinaku është opinioniste e Big Brother VIP prej 4 muajsh. Ajo ka mbajtur qëndrimin e saj lidhur me të gjitha situata brenda shtëpisë, ku edhe ka pasur përplasje me banorët apo reagime në rrjet.

Mirëpo Balina nuk iu ka shpëtuar as lapsuseve, të cilët janë të pritshëm gjatë një transmetimi live. Së fundmi në rrjet po qarkullon një video.

“Çfarë do korrësh do mbjellësh”, ishte ky lapsusi i Balinës i cili tërhoqi vëmendjen edhe të Arbrit.

Kujtojmë se gjatë spektaklit mbrëmë, Balina pati një përplasje të fortë me Einxhel, e cila është ndjerë e sulmuar nga opinionistja e Big Brother VIP dhe këtë e ka shprehur hapur që në nisje të Prime-s.

Moderatores shqiptare nuk i kanë pëlqyer komentet që i ka dhënë opinionistja duke e quajtur jo feministe, e se**iste në debatin që ka pasur me Donaldin.

Madje në njërën nga klipet Einxhel shprehet se nëse Balina do thotë sërish të njëjtat gjëra, ajo do të largohet nga aty, dhe do të shkojë në dhomën e gjumit.