Mbrëmjen e djeshme banorët morën dhurata të rëndësishme nga produksioni i Big Brother VIP. Të gjithë.
Einxhel Shkira pasi ka treguar se ëndrra e saj ishte të ndihmonte të gjitha vajzat në pamundësi për tu shkolluar, mori një ofertë nga fondacioni “Dritan Hoxha” dhe trashëgimtarja Sara Hoxha.
Ky fondacion i dha gazetares ofertën për të bashkëpunuar me një emision televiziv për të evidentuar dhe ndihmuar të gjitha vajzat shqiptare në vështirësi.
Donaldi gjithashtu së shpejti do të jetë bashkëprezantues me binjakun e tij në emisionin më të ri në Top Channel. “Më lër të flas”, titullohet emisioni bazuar në një nga shprehjet më të famshme të Donaldit në shtëpi.
Beniada nga ana tjetër pati një ofertë nga Manushi shumë më herët për të qenë pjesë e emisionit të tij në Top Channel.
Iliri mori një ofertë për të qenë imazhi i Digitalb gjë që përkthehet në të ardhura monetare konsistente. Ndërsa Monika mori disa fustane. Ajo haptazi tregoi që nuk ngelu e kënaqur nga kjo surprizë.



