Ish-banori i “Big Brother VIP”, Tan Brama ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Pardon my French”. Ndër të tjera ai u pyet dhe rreth debatit të Einxhelit me Donaldin.

Moderatorja e pyeti nëse ka patur ndonjë rast të tillë, si aktori që nuk e ka paguar Einxhelin. Nisur nga ky rast, Tani rrëfeu një histori të tij personale.

Koreografi me 4 milionë ndjekës në Instagram tha se një këngëtare e njohur shqiptare, e cila vetëquhet divë, nuk e ka paguar. Duket se e ka me Arilena Arën, sepse e ka përmendur edhe më parë këtë histori.

“Kam patur 2-3 raste. Rasti më i fundit ishte në qershor me një divë që vetëquhet. Kishte dhe një koncert para dy- tre muajsh. As familjen nuk e çova në pushime duke u marrë me të”.

“Duhet ta paguash tjetrin, jo ti hedhësh një vlerë qesharake. Kur e ke mikeshë ose mik nuk e diskuton paraprakisht. Pastaj më tha shiko se nuk kam mundësi, dështova”.

“Më premtoi që do më merrte sërish, në koncertin tjetër kishte marrë dy të tjerë, miqtë e mi”, u shpreh koreografi i njohur, i cili qëndroi rreth 1 muaj në Big Brother.