Kryeministri Edi Rama, në një postim në Facebook, ka publikuar të dhëna në lidhje me pyetësorin e Këshillimit Kombëtar, ku shkruan se 100,547 qytetarë janë përgjigjur online ndërsa 137,112 qytetarë kanë kthyer pyetësorët e plotësuar që u kanë mbërritur në banesë me postë.
Në këtë postim nuk kanë munguar komentet e qyetarëve, por as përgjigjet e Ramës.
Një qyetar i kërkon Ramës të haoë rrugët që të gjithë të ikim nga Shqipëri dhe ai të bëhet sulltan. Kreu i qeverisë i është përgjigjur duke i thënë se nuk e ka ndërmend të vdesë në karrigen e pushtetit.
Komentuesi: Mos u bej hipokrit o burr se je 2 metra burr. Hap rruget te ikim ne edhe rri mbaje ti shqiprin ishalla behesh sulltan
Rama: Faleminderit shume per oferten, po nuk e kam ne plan te vdes ne karrige, nderkohe qe nuk e di ku hyn hipokrizia ketu, po di qe fyerjet nuk jane argumenta.