Debatet televizive sjellin shumë personazhe të ndryshme, ndërsa një diskutim shumë interesant është zhvilluar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel.
E ftuar ishte motër Teuta Buka si murgeshë dhe një striptiste e huaj, Sandra. Dy realitete të kundërta që përballeshin për herë të parë mes tyre.
Murgesha dukej në vështirësi gjatë diskutimit, ndërsa Sandra ishte më e lirshme, duke qenë se kishte preferuar të mos identifikohej, por të rrinte me maskë.
“Kur jam bërë murgeshë, shoqet më thonin: ‘A je budallaqe?. Sandra? Unë një pyetje kam, njeriu është trup, apo ka një trup? Unë mendoj se trupi duhet përdorur si duhet'”, – tha ndër të tjera motër Teuta.
Sandra nga krahu tjetër ishte më provokuese me gjërat që tha: “Unë jam ortodokse, shkoj në Kishë. Me murgeshën kemi disa gjëra të përbashkëta.
“Të dyja mendojmë dhe qetësojmë shpitrat e humbur. Nuk mendoj se mund të bëhem murgeshë, sepse kam mëktuar shumë. Nuk do më pranojë Zoti”, – tha ndër të tjera Sandra.



